MENU
klinika

Ja sa orë punonte dhe sa muaj pushonte!

A lodhej Nexhmije Hoxha?

04.12.2019 - 07:48

Ish-drejtori i arkivës së Ministrisë së Brendshme, ka publikuar një tjetër dokument, ku paraqet sesa orë në dotë punonte gruaja e Enver Hoxhës.

Në një postim në rrjetin e tij social, ai ka postuar një foto, ku duket urdhëri i Hysni Kapos, ku tregon se Nexhmije Hoxha nuk do të punonte më shumë se 6 orë në ditë.

Ky urdhër, është lëshuar më 1964, ku tregohet se gruaja e kiktatorit punonte me orar të shkurtuar.

Ai shkruan se edhe pse në atë kohë, Nexhmije Hoxha ishte vetëm 43 vjeçe, ajo punonte pak orë.

  • Statusi i plotë:

1964/Edhe gruaja e diktatorit punonte me orar të kufizuar

Pas vendimit të vitit 1958 për kufizimin e punës së diktatorit, në vitin 1964 u mor një tjetër vendim për kufizimin e punës së bashkëshortes së tij. Ndoshta ishte punë xhelozie midis bashkëshortëve, por koha tregoi se shoqja në fjalë nuk paska pasur aq probleme sa për marrë një vendim të posaçëm.

Sipas vendimit të datës 10.1.1964 (edhe ky pa asnjë diskutim), për “restaurimin e shëndetit” të Nexhmije Hoxhës, asokohe 43 vjeçe, u vendos që ajo të punonte “vazhdimisht me orar të reduktuar vetëm nga 6 orë në ditë”, si dhe të merrte leje vjetore të zgjatur.

Nexhmije Hoxha në vitet 1949-1958 ishte drejtore e Drejtorisë së Agjitacionit dhe Propagandës. Më 1958-1966 ishte drejtore e Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës. Së fundmi më 1966-1991 ishte drejtore e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste. Të gjitha këto emërtesa ishin në varësi të në KQ të PPSH-së. Megjithatë, gjurmët dokumentare të aktivitetit partiak të Nexhmije Hoxhës sidomos në drejtim të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste janë shumë të pakta.

Po ashtu në vitet 1986-1990 ajo mbajti edhe funksionin honorifik të kryetares së Frontit Demokratik të Shqipërisë.

Ajo është po aq arkitekte e krimit dhe shëmtirës e mizerjes që u quajt “Shqipëri socialiste” sa edhe bashkëshorti i saj.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB