Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Shkodër-Oblikë.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy motoçikleta, ndërsa drejtuesi i njërës prej tyre, ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.12.2019 ora 17:05, në aksin rrugor Shkodër – Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë, ka patur një aksident rrugor, ku në aksident janë përfshirë dy motorçikleta
Njëri nga drejtuesit e motorcikletës ende i pa identifikuar, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi tjetër është shtetasi G. H. 57 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, i cili po dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë. Në vend ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.