MENU
klinika

Shmangu 10-vite detyrimet fiskale

Aksion blic në Elbasan, arrestohet biznesmeni i njohur

04.12.2019 - 19:50

Është arrestuar i shumë kërkuari, Agron Xibraku.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për shkak se ndaj tij rëndonte akuza e falsifikimit të dokumenteve duke përvetësuar shuma të mëdha parash.

Bëhet me dije se Agron Xibraka është pronarë i firmës së transportit urban ‘Gostima 2003’ që operon në Elbasan dhe 10 vitet e fundit ka shmangur detyrimet financiare.

Ndaj Agron Xibrakës gjykata e Elbasanit kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ në mungesë, ndërsa prej kohësh ishte shpallur në kërkim me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Ndërkohë arrestimi i biznesmenit është bërë gjatë mbrëmjes së sotme falë një aksioni ‘blic’ të organizuar nga policia e Elbasanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN