Nga një akuzues, në i dënuar. Kjo i ka ndodhur ish-futbollistit të Austrisë, Sanel Kuljic, teksa vite më parë akuzoi presidentin e Skënderbeut, Ardijan Takaj, si të përfshirë në trukime.
Sot, Gjykata Rojanona e Vjenës ka dënuar me 12 muaj burgim pa kushte pikërisht ish-lojtarin e Austrisë, pasi trafikoi lëndë narkotike mbante armë pa leje.
Kuljic u arrestua më 20 shtator, në butikun e gruas së tij, e cila ishte shtatzënë, në qytetin e Vjenës. Ish-futbollistit iu gjetën rreth 80 gramë kokainë, si dhe një armë zjarri.
Mediat austriake bëjnë me dije se Kuljiç ishte gjithashtu një përdorues i rregullt i kokainës, teksa konsumonte çdo ditë nga 0.34 deri në 1 gram. Më herët austriaku ishte dënuar për manipulim ndeshjesh, por u lirua.
Duke parë precedentët me drejtësinë dhe problemet me drogën, akuzat ndaj Skënderbeut vështirë të merren parasysh, që gjithsesi, Ardjan Takaj i quajti shpifje dhe ndoshta ka të drejtë.