MENU
klinika

Përgjigjia

“Albini do vritet”, reagon Vetëvendosja

29.12.2019 - 09:13

Anëtari i Nismës Haxhi Hoti nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë një deklaratë të frikshme duke u shprehur se Albin Kurti duhet të lëshojë Kosovën ose do të vritet.

Në lidhje me këtë Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar me anë të një statusi në ‘facebook’.

  • Statusi i VV-së:

Gjuha e krimit nuk ka vend në politikë

Pasi u sinjalizuam nga mediat për një kërcënim brutal drejtuar kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurtit, përfaqësuesi i zyrës ligjore të Lëvizjes, Berat Ganiqi, dorëzoi një kallëzim penal në stacionin policor “Qendër”, në Prishtinë.

Ne nuk e dimë nëse ai kërcënim ka qenë i porositur, gjakftohtë, apo i nxitur nga kultura e urrejtjes ndaj Lëvizjes, e cila është kultivuar për vite me radhë nga subjektet e pushtetit, që janë pasuruar paligjshëm duke varfëruar Kosovën. Këto gjëra duhet t’i zbulojë policia e prokuroria.

Megjithatë, rasti ka rrethana rënduese, për shkak se kërcënuesi është pjesë e listës së kandidatëve për Kuvendin e Republikës, nga një parti e koalicionit PAN, të shquar për keqqeverisje e kapje të shtetit. Përveç subjektit të vet partiak, nga postimet e tij publike në rrjete sociale kuptohet se kërcënuesi është edhe adhurues i madh i presidentit të Republikës.

Shpesh e shohim fenomenin e përzierjes së elementëve me prirje të dhunshme e kriminale me elitat politike, ligjvënëse e ekzekutive. Pikërisht këtë fenomen synon ta luftojë Lëvizja VETËVENDOSJE! Populli i Kosovës nuk dëshiron që kriminelët të jenë në pozita pushteti.

I vlerësojmë faktorët publikë e politikë, si edhe qytetarët që distancohen dhe dënojnë pa ekuivok dhe pa relativizim këtë sjellje të papranueshme. Presim nga policia e prokuroria të veprojnë sipas ligjit.

Kosova e ka vetëm një rrugë përpara, atë të ligjit e të zhvillimit, në luftë pa kompromis kundër krimit, pabarazisë dhe injorancës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mos u bëj narcist, bëj koalicion me LDK-në e udhëhiq Kosovën"

“Boll na prin’ karajfilat”, Çun Lajçi mesazh Albin Kurtit

Deklarata e frikshme e anëtarit të Nismës

“Albin Kurti ka 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose të vritet”