MENU
klinika

"Brenda vitit të ardhshëm do keni shtëpitë e reja"

Arkitekti italian mbështet Shqipërinë, Rama mesazh të prekurve nga tërmeti

19.12.2019 - 18:58

Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm në përurimi i veprës “La Radura” të arkitektit italian, Stefano Boerit, ndërsa thelbi i saj lidhet me projektimin e lagjeve të reja, për strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë garantoi qytetarët e prekur se brenda vitit të ardhshëm do kenë shtëpinë e tyre. Sipas tij, ndërtimet e shtëpive  në zonat e prekura do të bëhen me cilësi të lartë dhe sipas standardeve.

“Praktikisht që pas rënies së tërmetit ai shprehu vendosmërinë për të kontribuar me mundësit e tij për fazën e rindërtimit. Kemi mundësi edhe falë kapitujve që kemi shkruar së bashku për zhvillimin e Tiranës. Nuk është vetëm kryeqyteti por edhe vendet e tjera në emergjencë që janë prekur në mënyrë serioze nga tërmeti. Ne do të flasim për ata në kryeqytet. Kemi edhe ata në zonat rurale.

Sfidë për të ndërtuar lagje të re dhe infrastrukturë. Për ata që kanë nevojë për të pasur një strehë për t’ju dhënë një strehë më të mirë. Ti afrojmë pak me njëri tjetrin dhe fragmentimin e tmerrshëm për ndërtimet e shpërndara. Shembujt e ndryshëm që mund t’i referohemi janë të ndryshëm, ka raste kur tërmetet kanë shërbyer si ndryshim i madh për një rindërtim me cilësi të re.

Brenda vitit të ardhshëm, po e them si afat fundor vitin, por më përpara se viti i ardhshëm ne do jemi në gjendje për t’u ofruar mundësinë për të jetuar në një shtëpi më të mirë se ajo që kishin jetuar më parë”-tha Rama.