MENU
klinika

2 akuzat që bien mbi 18 vejçarin

Arrestohet autori i vrasjes së 48 vjeçarit në Korçë

20.12.2019 - 09:18

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit Flamur Duçi në Korçë. Policia ka ndaluar 18 vjeçari me iniaciale D.H. banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftmi i policisë:

Ndalohet 1 shtetas, i dyshuar si autor i vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Mborje.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 19.12.2019, ku në fshatin Mborje, pranë banesës dhe dyqanit të tij u gjet i vrarë shtetasi F.D., 48 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit:

D.H., 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Vrasja me dashje”.

Vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm, dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN