Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Përparim të Elbasanit.
Dy të rinjtë kanë qenë në një lokal buzë rrugës Elbasan-Peqin, kur janë qëlluar nga jashtë nga një person që ishte në automjet në lëvizje.
Për pasojë nga të shtënat u plagosën 23-vjeçari dhe një 21-vjeçar, ndërkohë që Andi Zylyfi humbi jetën rrugës për në spital, pasi kishte marrë një plumb në kokë dhe këmbë. Ndërkohë 21-vjeçari i plagosur, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ndodhet në reaminacionin e spitalit Rajonal të Elbasanit, në gjendje të rëndë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Ndërkohë policia ka shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të saj si dhe për kapjen e autorëve.