Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u shpreh në seancë plenare se me ligjin antishpifje i cili kalon sot, nuk synohet mbyllja e portaleve.
Ndërsa sqaroi rastet se si do të procedohet, Balla solli në vëmendje ligjin e miratuar në Bundestagun gjerman.
“Nuk mbyllen portale me vendim të qeverisë. Ka vetëm një moment kur vendoset bllokimi i përkohshëm i aksesit kur konfirmohet se publikon pornografi, terrorizëm apo cënon sigurinë kombëtare, vetëm këto raste dhe në këto raste shkon në gjykatë.
I kam ndjekur me vëmendje gjithë diskutimin në parlamentin gjerman. Dua t’ju them kam sjellë disa prej paragrafëve të atij ligji që u hoqën në ligjin tonë, për ta lehtësuar. Ligji gjerman thotë, rrjetet sociale ku përfshihen ofruesit e shërbimit online duhet forcuar për të hequr çdo lloj gjuhe shpifje.
Dhe kanë me detyrim të rovojnë me dokumente. duhet të shqyrtohet ankesa brenda 7 ditëve dhe ti bllokohet aksesi gjobat shkojnë deri në 50 mijë euro. Rama e tha nuk është një ligj që do rregullojë historinë e shpifjeve në këtë vend.
Hyni në youtube video e parë që del nëse klikoni me emrin tim është këngë e kënduar nga Taulant Balla për Enver Hoxhën. Po ç’kusur kam unë t’i them tim biri pse ke kënduar këngë për diktatorin. Unë nuk do ankohem edhe pse mirë do ishte që kushdo që konstaton një shpifje ta bënte.
Unë i besoj rrugës së gjykatës dhe nuk po dal keq deri më tani nga fondet, Basha është dënuar me një gjobë 500 mijë lekë, nuk është pak, po ajo shkon direkt në buxhet. Fondi i edukimit duhet pasuruar. Kam një pyetje për cdo kritik, nëse ndaj jush do artikulohej një akuzë a do të dinit kush është? A nuk do të kërkonit të vërtetën mbi autorësinë? Nuk shkon dot në gjykatë se portali është i regjistruar në Bogota. Një portal me shumë peshë është i regjistruar në Bogota.
Ku është PE kundër kësaj pakete. PE ka plot direktiva nga plot vende anëtare. Një gjë e them me bindje: Kemi 8 muaj që punojmë për këtë projektligj, tani ti thua dua edhe një javë. Natën e Krishtlindjeve do mblidhemi se ka Rudina një amendament. Historikisht si qasje e jona, nuk kemi bërë kurrë asnjë hap pa partnerët.
OSBE ka ekspertizën ndër më të mirat në këtë aspekt. Për ata që nuk e dinë, ligji është shumë i rëndësishëm të testohet kur të aplikohet, do implementohen nën monitorimin e OSBE. KE e ka sjellë me letër e ka thënë qartë pozicioin e tij. As mos u kompleksoni e as mos u intimidoni nga kritikët e ligjit.
Nuk mund të jetë argument nga ana e komunitetit të gazetarëve që thonë ç’punë ka parlamenti të na bëjë ligje ne. Përtej intimidimeve telefonatave ky ligj duhet votuar dhe është vetëm fillimi i një procesi për të shpëtuar veshin e shqiptarëve nga dezinformimi. Kemi detyrën ta fusim në rrugë të mbarë.
Fakti që është 100 % i dakordësuar me partnerët e BE, dhe OSBE kjo është një gjë shumë e mirë dhe bëhuni gati për ta votuar sa më shpejt në seancë”- u shpreh Balla.