MENU
klinika

"Moment historik në rrugën e Drejtësisë së re"

Balla: SPAK do hetojë korrupsionin në të gjitha nivelet

19.12.2019 - 14:30

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e ka cilësuar si një moment historik në rrugën e drejtësisë së re ngritjen e strukturës së Posaçme Anti-korrupsion dhe anti-krim i organizuar e njohur ndryshe si SPAK.

Në një postim në Facebook, Balla shkruan se kjo strukturë do të hetojë dhe ndjekë korrupsionin në të gjitha nivelet dhe do të godasë krimin e organizuar. Sipas tij, kush bërtiste se reforma në drejtësi nuk po ecën përpara sot ka marrë përgjigje.

“Sot është një moment historik në rrugën e Drejtësisë së re. Sot zyrtarisht prokurorët e rinj të SPAK filluan detyrën. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar është një strukturë e re e pavarur që do të hetojë dhe ndjekë penalisht korrupsionin në të gjitha nivelet dhe do të godasë fort krimin e organizuar.

Kush bërtiste se Reforma në Drejtësi nuk po ecën përpara, apo ka ngecur, kush u përbetua se do ta bllokonte, sot ka marrë përgjigjen”– shkruan Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të nisë ҫmontimi i korrupsionit..."

“SPAK”/ Çështjet e ‘nxehta’ po presin shtatorin

“Korrupsioni minon çdo gjë”, flet zyrtari i DASH

“SHBA përkushtim të palëkundur për ngritjen e SPAK dhe BKH”