MENU
klinika

Ja çfarë tregoi

Bamirësia vlerësohet, Noizy merr Certifikatë Mirënjohjeje në Fier

03.12.2019 - 18:23

Reperi shqiptar, Noizy është një nga figurat e njohura të ekranit që asnjëherë nuk është menduar dy herë kur bëhet fjalë për të ndihmuar të tjerët.

Shpesh ai bën bamirësi dhe këtë e tregoi edhe pak ditë më parë, pasi u gjend në mes të njerëzve që kishin nevojë.

 

 

View this post on Instagram

 

Edhe pse patem fatkeqesi zemrat nuk i prishem, madje mesuam se sa shume e duam njeri tjetrin. Nuk kam fjale per xhestin e shqiptarve te kosoves dhe te maqedonise, mund te kem par vet me syte e mi mbi 50 kamiona me ndihma per vellezerit dhe motrat e tyre qe kishin nevoje, si me ushqim por edhe jorgane e batanie. BRAVO! Kam qare shume, jo nga frika por nga gezimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do ju lutesha organizatave dhe njerezve qe kontribuojne, te kete kontroll mbi gjithcka sepse nuk duhet abuzuar me miresine, ju qe kontribuoni duhet te siguroheni qe ate qe ju na ofroni te shkoje ne vendin e duhur. Edhe nje here ne emer te gjithe shqiptareve ju falenderoj nga zemra. Zoti qoft me te gjithe ju dhe familjet tuaja. Uroj qe keto lloj fatkeqsish mos te ndodhin me kurre. Zinjo

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

Reperi gjithashtu ka dhënë ndihmë të veçantë edhe për personat me aftësi ndryshe.

Së fundmi ai ka qenë në Fier ku ka marrë edhe një Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin që ka dhënë  ndër vite.

Lajmin e ka bërë të ditur reperi nëpërmjet një postimi në Instastory.

 

Gjatë vizitës në Fier ai ka takuar edhe persona me aftësi të kufizuara dhe ka realizuar një bisedë me ta.

Reperi ka treguar edhe tmerrin që ka kaluar ditën e tërmetit.

“Më vjen mirë që i kaluam ato streset e mëdha, sepse ishte me të vërtetë fatkeqësi e madhe, jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë. Shyqyr Zotit u lehtësua dhe inshallah nuk e kalojmë më kurrë atë gjë.

Ishte diçka shumë e keqe, shumë e hidhur, pasi unë qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën dhe motrën shtatzënë, që është diku gjashtë-shtatë muaj, ka qenë tmerr për mua. Shyqyr Zotit shpëtuam pa dëme, por siç dihet ka pas shumë të vdekur dhe ndihem sikur ata mund të ishin pjesëtarët e familjes sime. I lutem Zotit që kurrë më mos t’i përjetojmë këto gjëra që na ndodhën”, tha Noizy.

Gjatë këtyre ditëve reperi ka qëndruar pranë banorëve të Durrësit, ku i ka ndihmuar me ushqime veshje dhe strehim.