MENU
klinika

UKD jep njoftimin e rëndësishëm

Banesat e dëmtuara, pezullim i kontratave të ujit

13.12.2019 - 09:21

Të gjithë qytetarët e Durrësit të cilët janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit mund t’i pezullojnë kontratat e furnizimit me ujë duke nisur nga ky muaj.

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se pezullimi i kontratës do të bëhet falas, vetëm me anë të një libreze uji dhe kartë identiteti.

UKD njofton se afati për pezullimin e kontratave është deri në 31 Janar 2020, ndërsa për pagesën e muajit Nëntor nuk do të aplikohet kamatë, nisur nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

“Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton të gjithë abonentët të cilët janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit se mund ti pezullojnë kontratat e furnizimit me ujë me UKD duke filluar që nga ky muaj. UKD bën me dije se pezullimi i kontratës do të jetë falas (ndërkohë që më parë ky veprim kushtonte 2000 lekë).

Për pezullimin e përkohshëm të kontratës abonentët duhet të paraqiten personalisht pranë zyrave të UKD-së dhe të kenë me vete librezën e ujit dhe kartën e identitetit. Afati për pezullimin e kontratave është deri në 31 janar 2020. Në lidhje me pagesën e faturës për muajin nëntor, UKD njofton se nuk do të aplikohet kamatë në rast të vonesës nga ana e qytetarëve, duke pasur parasysh problemet e shfaqura nga pasojat e tërmetit”, njofton UKD.