MENU
klinika

Champions, ndeshjet e fundit në grupe

Barça s’fal Interin, përmbys Dortmund e kualifikohet

10.12.2019 - 22:57

Ndeshje dramatike në Champions League. Në sfidat e fundit të grupeve sonte në mbrëmje pati spektakël dhe ankth, me Inter që nuk mund dot Barcelonën dhe përfiton Dortmund, që kualifikohet.

GRUPI F – Barcelona nuk e fal edhe me formacion të dytë Interin në Milano. Katalanasit fitojnë 2-1 në limitin e takimit, duke prerë zikaltrit. Inter do të vijojë të luajë në Europa League.

Fitore me vuajtje ka marrë Dortmund në shtëpi ndaj Slavia Prague. Ishin cekët ata që shënuan të parët, por gjermanët përmbysën më pas gjithcka, duke u kualifikuar si vendi i dytë në grup pas Barcelonës, edhe pse pjesën e dytë kanë luajtur me një lojtar më pak.

GRUPI H – Surpriza e madhe e mbrëmjes erdhi në Amsterdam, ku Valencia fitoi 1-0 dhe kualifikohet si e para në grup. Rodrigo shënon golin e vetëm në 24’ për spanjollët.

Chelsea ka mposhtur 2-1 modestët e Lille dhe kalon grupin si i dyti në grup pas Valencias. Gjithsesi, në fund Blutë e Londrës kanë rrezikuar jo pak.

GRUPI G – Ishte e hapur gjithcka në këtë grup. Leipzig i duhej vetëm një pikë për kreun e grupit dhe e ka arritur, duke barazuar 2-2 në fushën e këtij të fundit. Një pikë i ka vlejtur shumë edhe Lyon, që edhe pse në disavantazh, ka marrë një pikë me vlerë për kualifikimin.

Fitorja 3-0 e Benfica-s në shtëpi ndaj Zenit ka vlejtur vetëm për të marrë vendin e tretë, që të con në Europa League. Rusët eliminohen pa ndonjë shkëlqim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions, ndeshjet e fundit në grupe

Liverpool dhe Napoli kalojnë pa probleme