MENU
klinika

Champions, ndeshjet e fundit në grupe

Bayern perfekt, CR7 e Higuain i japin fitoren Juves

11.12.2019 - 22:56

Mbrëmja e fundit e këtij viti në Champions League është mbyllur me spektakël. Bayern Munchen dhe PSG janë dy skuadrat e vetme që fituan të gjitha ndeshjet në grup, duke u kualifikuar me 18 pikë të plota.

GRUPI A – PSG mposhti 5-0 turqit e Galatasaray. Një sukses që thuajse u vendos që në pjesën e parë, kur shënoi Icardi dhe Sarabia. Në të dytën nuk mund të mungonte Neymar, Mbape dhe Icardi, që vulosin fitoren e thellë.

Real Madrid nuk ka zhgënjyer ndaj Club Brugge, teksa fiton 3-1 dhe shmang ecurinë negative në grupe në shekullin e 21. Ndeshja është vendosur në pjesën e dytë, shënuan Rodrygo dhe Vinicius. PSG kualifikohet si vend i parë, Real si i dyti.

GRUPI B – Bayern Munchen, pasi fitoi 7-2 në ndeshjen e parë në Londër ndaj Tottenham, nuk ka falur sërish, teksa ka fituar 3-1. Për bavarezët kanë shënuar Coman, Muller dhe Coutinho.

Ndeshja tjetër e këtij grupi Olympiacos-Crvena Zvezda ka përfunduar 1-0, që con grekët në Europa League, pasi Bayern dhe Tottenham janë skuadrat që kalojnë më tej në Champions.

GRUPI D – Juventus nuk ka falur edhe në transfertë Leverkusen, teksa ka fituar 2-0 me golin e Ronaldos dhe Higuain në pjesën e dytë. Kampionët e Italisë kualifikohen si vendi i parë dhe pa humbje.

Në këtë grup është zgjidhur edhe enigma e fundit sa i përket skuadrës për në 1/16 e Champions, teksa do të jetë Atletico Madrid, që nuk e diskuton Lokomotivën e Moskës, duke fituar 2-0, me nga një gol për secilën pjesë loje, teksa vendasit madrilenë kanë humbur edhe një penallti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions, ndeshjet e fundit në grupe

City nuk fal në Zagreb, historike për Atalantën

Champions, ndeshjet e fundit në grupe

Barça s’fal Interin, përmbys Dortmund e kualifikohet

Champions, ndeshjet e fundit në grupe

Liverpool dhe Napoli kalojnë pa probleme