MENU
klinika

Njësoj si alkooli

Bejzbolli amerikan legalizon marihuanën

13.12.2019 - 16:26

Ndërhyrja në testet e anti-dopingut i kushtoi shtrenjtë Rusisë, e cila u përjashtua nga dy kompeticionet më të mëdha sportive, Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe Kupa e Botës, Katar 2022.

Por, diçka e tillë nuk do të ndodhë me sportistët amerikanë të bejzbollit, që duke filluar nga viti 2020, mund të zbresin në fushën e lojës nën ndikimin e marihuanës.

Liga e Bejzbollit Amerikan ka vendosur që marihuana të hiqet nga lista e substancave të ndaluara të këtij sporti. Për pasojë, të gjithë sportistët që do të dalin pozitiv nga marihuana nuk do të pezullohen.

Liga ka vendosur gjithashtu që kokaina dhe opiumi të qëndrojnë në këtë listë të substancave të ndaluara. Sipas saj, përdorimi i këtyre dy substancave ndikon në paraqitjen e sportistëve, ndaj do të vazhdojnë të jenë të ndaluara.

Ndërsa marihuana, nga viti 2020 e më pas do të trajtohet njësoj si alkoli, duke mos qenë më substancë e ndaluar. Ky vendim u mor pas një marrëveshje mes Ligës së Bejzbollit dhe Shoqatës së Sportistëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN