MENU
klinika

Më shumë se vitin e kaluar

Bilanci tragjik për 2019, mbi 200 të vdekur nga aksidentet

31.12.2019 - 16:35

Tre persona kanë humbur jetën dy ditët e fundit si pasoja e tre aksidenteve të ndryshme, duke mos mundur të festojnë natën e ndërrimit të viteve.

Aksidentet të tilla të rënda kanë ndodhur përgjatë gjithë vitit 2019, ku 11 muajt e parë, kanë regjistruar 203 viktima, 13 më shumë se e njëjta periudhe e vitit të kaluar.

Në 14 maj të këtij viti, në dalje të qytetit të Kavajës, një makinë përplas një nënë me dy vajzat e saj. Nga përplasja ndërron jetë nëna dhe pasagjeri i makinës, ndërsa një ditë më pas ndërron jetë edhe shoferi. Si pasojë e shpejtësisë së lartë, tre persona u ndanë nga jeta.

Një tjetër rrugë e cila ka marrë jetë njerëzish është edhe rrethrrotullimi i Kolonjës, ku vetëm gjatë muajit të fundit, kanë humbur jetën tre persona.

Rasti më i fundit, është i para një jave, ku humb jetën Mandelino Rrebeshi 28 vjeç, ndërsa shoku i tij Elisjon Huma 30 vjeç, i plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Makina e tyre goditi bordurën anësorë të rrugës.

Ndërsa në fund të muajit tetor, Alteo dhe Jorgest Shabani, kushërinj me njëri tjetrin, humbën jetën po ashtu.

Ndërsa pak ditë më parë, në rrugën Elbasan Cërrik, humbën jetën dy persona. Drejtuesi i një motoçiklete, 35-vjeç ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje pasi u përplas nga një makinë, ndërsa pak orë më pas, në spital ndërron jetë edhe pasagjeri i motoçikletës, 56 vjeç.

Autostrada Tiranë Elbasan, është një tjetër rrugë e cila gjatë vitit 2019, ka pasur disa aksidente të rënda. Në 16 qershor, pikërisht në rrethrrotullimin e Teg-ut, shuhen tre anëtarë të një familjeje dhe shoferi i makinës. Shpejtësia e lartë, u ndërpreu jetën katër personave.

E plagosur në këtë aksident mbeti vajza tjetër e familjes, 26 vjeç.
Ndërsa një ditë para këtij aksidenti, një tjetër përplasje me makinë e cila ndodhi në aksin e vjetër Tiranë-Elbasan, u merr jetën

2 vajzave 17 vjeçare, Denada Tarja dhe Suada Serani. Tre djem të tjerë, mbetën të plagosur.

Shpresojmë që viti 2020 të jetë ndryshe, dhe të ulet numri i aksidenteve, dhe viktimave prej tyre.