MENU
klinika

Efektet negative

Bizneset e prekura nga tërmeti, Financat nisin anketimin

24.12.2019 - 13:42

Ministria e Financave do të nisë së shpejti anketimin në të gjitha bizneset e prekura për të parë efektet negative nga tërmeti.

Pas thirrjeve nga opozita, në një deklaratë për mediat Dajna Sorensen zëvendës ministre e Financave dhe Ekonomisë bëri të ditur se pas anketimit do të përgatitet edhe fatura financiare për të marrë masa konkrete.

“Anketim të detajuar për të gjitha bizneset që kanë pasur një impakt negativ nga tërmeti, jo vetëm dëmtimet por edhe për aktivitetin, humbjet që mund të kenë pasur gjatë kësaj periudhe për të pasur atë faturë financiare që është e domosdoshme dhe për të dizenjuar ato masa konkrete”, deklaroi Sorensen.

Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve, ish-deputetë dhe përfaqësues të opozitës kanë qenë pranë bizneseve dhe kanë bërë apel që shteti të ndihmojë qytetarët, të anulohen koncesionet e paratë të shkojnë për ata biznese që janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


MF u vjen në ndihmë

Bizneset e prekura nga tërmeti