MENU
klinika

Marrëveshjet e reja

Biznesi këtë javë, në vend dhe në botë

03.12.2019 - 11:25

Sipas Agjencisë telegrafike shqiptare, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe njëkohësisht kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të saj, Gent Sejko deklaroi sot se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka akorduar 87 milionë euro për dëmet nga tërmeti.

Në një intervistë televizive guvernatori Sejko ka shprehur ngushëllimet dhe keqardhje për tragjedinë e ndodhur së fundmi.

Ai është shprehur se është akoma herët që të japin një vlerësim të dëmeve dhe të merren masa për planin e rindërtimit, por shton se janë marrë masa paraprake emergjent. Bankat kanë hequr komisionet për të lehtësuar procedurat e përshpejtimit të transfertave bankare për donacionet që do të jepen për të prekurit nga tërmeti.

Guvernatori ka bërë me dije se Fondi Monetar ka vendosur një kontribut deri në 87 milionë euro, në dispozicion për Shqipërinë.

Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST) nënshkruan të hënën në Tiranë marrëveshjen e themelimit të bllokut rregullues të sistemeve energjetike Kosovë-Shqipëri.

Në një komunikatë për publikun, KOSTT tha se marrëveshja u nënshkrua me dijeninë e Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO).

Kjo marrëveshje parashihet të hyjë në fuqi në prill të vitit 2020.

“Blloku Rregullues, i përbërë prej dy zonave rregulluese, KOSTT dhe OST, ka për qëllim operimin më të lehtë të dy sistemeve elektro-energjetike, si nga aspekti teknik, ashtu edhe ai ekonomik. Kjo do të mundësojë operimin dhe balancimin më të lehtë të të dyja sistemeve, zvogëlimin e kostove dhe shkëmbimin e rezervave të sistemeve”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.

Në marrjen/blerjen më të madhe ndonjëherë në industrinë e mallrave luksoze, LVMH, një konglomerat global Francez, njoftoi përvetësimin e Tiffany, një argjendari Amerikane e themeluar në vitin 1837 dhe e njohur për dyqanin kryesor të saj në Fifth Avenue në New York. LVMH po paguan $16.9 miliard, më tepër sesa rreth $14.5 miliard që u sygjerua kur transaksioni u diskutua në fund të muajit Tetor. Kjo marrëveshje përfaqëson një sukses për Bernard Arnault, shefi dhe kontrolluesi i aksioneve të LVMH, i cili kishte kohë që i propozonte Tiffany-s.

Pluskimi i aksioneve të Alibaba në bursën e Hong Kong-ut arriti në $11.2 miliard, duke e bërë ofertën e aksioneve më të vlefshme të këtij viti, më lartë se $8.1 miliard që Uber arkëtoi në ofertën fillestare publike në Maj.

Aksionet u rritën me 6.6% në ditën e parë të tregtimit, çfarë është një listim i dytë për Alibaba. Aksionet e tij janë gjithashtu të listuara në bursën e New York-ut.

Uber e humbi liçensën për të vepruar në Londër, përsëri. Kompania e cila operon në formën e taksive por që mund të ndahet udhëtimi midis disa personave, ka rreth 45,000 shoferë në këtë qytet, një nga tregjet e saj më të mëdhenj. Rregullatori i transportit në Londër, ngriti më tepër shqetësime mbi sigurinë, përfshirë këtu 14,000 udhëtime false nga shoferë të pa-autorizuar. Uber po apelon kundër vendimit dhe mund të vazhdojë veprimtarinë ndërsa po e kryen atë.

Shefi ekzekutiv i Westpac dha dorëheqjen dhe kryetari i grupit tha që ai do të largohet vitin tjetër, pasi banka e dytë më e madhe Australiane u përball me shumë kriticizëm mbi përgjigjen e saj ndaj një skandali pastrimi parash. Një rregullator e ka akuzuar Westpac-un se ka dështuar të monitorojë më tepër se 23 milion veprime të dyshimta, disa prej të cilave mundësuan shfrytëzimin e fëmijëve në Filipine. Banka e gjeti veten në shënjestrën e politikanëve. Guvernatori i bankës së Australisë tha se kishte qënë indiferent ndaj këtij skandali; prokurori i përgjithshëm vuri në dukje që çështja ishte e nje “serioziteti të madh”. Westpac është raportuar të ketë anuluar festën e Krishtlindjeve.

Charles Schwab, ndërmjetësi i investimeve më i madh në Amerikë, arriti një marrëveshje prej $26 miliard për të marrë në zotërim td Ameritrade, një rival të tij. Çifti i kompanive ishte përfshirë në një luftë çmimesh së fundmi, të dy duke mos marrë parasysh komisionet për veprime të cilat ja u ngarkonin klientëve. Grupi i kombinuar do të ketë rreth $5 trilion në asete të klientëve.

Real-i Brazilian ra në një pikë shumë të ulët kundër dollarit Amerikan, pasi ministri i financave të Brazilit tha se nuk ishte i shqetësuar rreth nje dollari të fortë. Rënia nxiti një ndërhyrje të menjëhershme nga banka qëndrore për të përkrahur monedhën. Deficiti i llogarive të vendit këte vit është rritur ndjeshëm, dhe përqindjet e interesit kanë rënë.

Google raportohet te ketë pushuar nga puna katër punonjës të cilët kanë qenë aktivë në organizimin e protestave në kompani, dhe me sa duket ishin përpjekur të merrnin akses në dokumenta te brendshme të klasifikuara si private. Gjigandi i teknologjisë pati nisur nje kulturë zyre që bënte miks politikën me punën, gjë për të cilën mund të jetë bërë pishman. Disa nga stafi i potershëm i kanë bërë presion menaxhimit për të hequr dorë nga një kontrat Inteligjence Artificiale me Pentagonin, dhe janë larguar mbi çështje të ngacmimeve seksuale dhe nga një projekt për motorrë kërkimi të qeverisë Kineze. Së fundmi janë kapur edhe me punën e Google-it për përforcimet mbi çështjet e emigracionit. Google u ka thënë punonjësve të ulin tonet dhe ka reduktuar takimet e stafit në një takim në muaj.

Në përpjekje për të rritur fitimet dhe çmimin e dobët te aksioneve, Telfonica ka njoftuar mbi një plan për tu tërhequr nga veprimtaria në vëndet Spanjisht-folëse ne Amerikën Latine, dhe të fokusohet në tregjet kryesore të saj Spanjë, Gjermani, Brazil dhe Britaninë e Madhe, ku e marketon veten si O2. Grupi i telekomit dëshiron gjithashtu të zgjerojë biznesin e tij në internetin e sendeve, dhe kompjuterizimin me arkivë te largët (cloud).

Në kërkim të një superilaçi, i cili do të rifurnizojë portofolin e saj, Novartis ofroi të blinte Kompaninë e Medikamenteve për $9.7 miliard.

Kurora e diamantit e Kompanisë së Medikamenteve është Inclisiran-i një trajtim i cili është gjetur të jetë mjaft efikas në provat për ilaçin, në uljen e kolesterolit të ‘keq’, dhe që pacienti ka nevojë ta marrë si injektim vetëm dy herë në vit.

Administrata Federale Amerikane e Aviacionit tha se vetë ajo do të inspektojë 737 MAX përpara se të kthehet ne shërbim, duke e lehtësuar Boeing-un nga ky ushtrim, dhe duke njoftuar se do te çertifikojë vetë secilin motorr të tij individualisht. Kjo mundet që potencialisht te zgjasë kohën që Boeing ka në mend për të rifilluar shpërndarjen linjave ajërore të avionëve të ndaluar për fluturim.

Çmimi i aksioneve të Tesla-s u përpoq të rekuperohet pas dërrmimit që pati pas një ngjarje të paparashikuar në hedhjen në treg të Cyber-Kamionit të ri, i cili është përshkruar si një kryqëzim midis një makine të së ardhmes nga “Blade Runner” dhe karakterit SpongeBob. Xhami i supozuar si antiplumb i makinës u bë thërrime kur nje top metali u hodh drejt saj gjatë një demostrimi. “Ndoshta ajo hedhje ishte pak më e fortë seç duhet”, tha i befasuar Elon Musk, shefi i Tesla-s.

Lee Sedol, një kampion i Go, i cili në vitin 2016 humbi një ndeshje të shumë-lavdëruar kundër AlphaGo, një program inteligjence artificiale, njoftoi për daljen e tij në pension.

Programe të tilla tashmë konkurojnë në turne të tillë.

Z. Lee reflektoi duke thenë: “Edhe sikur unë të bëhem numri një, ka nje entitet që nuk mund të mundet”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN