Ditën e sotme djali i moderatores Bora Zemani ka ditëlindjen.
Arbor mbush 5 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë mami Bora ka zgjedhur t’i bëjë një urim special në Instagram.
Bora ka postuar një video ku Arbori e puth dhe i thotë ‘Të dua shumë’ ndërsa krah videos moderatorja i emocionoi të gjithë me urimin. Bora tregon pyetjet që i bën shpesh Arbori e një prej tyre është: “Ma, po kur isha te barku jot a ta kam prekur dot zemren?”
“Shshshsh… qetësi!!! Arbori im bën 5 vjeç sot dhe mami ka dy fjalë për të thënë: Vërtet nuk e kuptoj si kaloi koha kaq shpejt, Ti dje ishe një bebe ndërsa tani, një djale i vogël llafazan që më jep mend ose më pyet për çdo gjë. Tani je rritur dhe e ke mësuar që “shakpa” janë “shapkat”, që”fuckla” janë “flluskat”, që “oh maj gaj” është “oh my god” etj… ke pak problem “kondicionerin” që i thua akoma “goconjer” por punë e madhe, këto zgjidhen.. problemin e kam tek pyetjet e tuaaa….”O ma, pse Zoti e ka vënë shkronjën A të parën?”, “Po Zoti a ka qenë bebe?”, “Pse ora kalon kaq shpejt?”,
“Pse nata është kaq e shkurtër.?” dhe vazhdon pyet, “Ma, po kur isha te barku jot a ta kam prekur dot zemrën?”. Një pyetje që të bën ta bërtasësh përgjigjen…. PO, Arbor!
Ma ke prekur zemrën me atë dorën tënde të vogël magjike dhe e ke ndriçuar kaq shumë. Prandaj për një gjë jam e sigurt, ti je bekimi më i madh që më është dhënë ndonjëherë në jetë! Urimet më të mira për SuperHeroin tim të vogël! Tani le të fillojë festaaaa…”, shkruan Bora.