MENU
klinika

Udhëtimi zgjati 10 orë

Brindizi-Vlorë/ Udhëtarët ankohen për vonesat dhe kushtet

29.12.2019 - 15:40

Vonesat dhe kushtet e udhëtimit mbeten problem për pasagjerët e linjës së vjetër Brindizi Vlorë.

Udhëtimi i kësaj të diele zgjati për 10 orë, pas të cilit pasagjerët dhe familjarët e tyre kërkuan marrjen e masave për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj problematike.

Udhëtimi drejt atdheut në prag të festave të fundvitit rezultoi i vështirë për pasagjerët e tragetit të vjetër të linjës Brindizi Vlorë. Familjarët që kishin dalë ti prisnin të port, ishin shqetësuar.

“Torturë më të madhe nuk ka. Edhe në xhungël do ishte më mirë sesa këtu.”- shprehet një udhëtar.

Trageti duhet të mbërrinte në orën 08:00 të mëngjesit, por u ankorua aty me katër orë vonesë. Pas 10 orëve në mes të detit, udhëtarët thanë se vonesat nisën që me imbarkimin në Brindizi.

Ankesa kishin edhe për kushtet e tragetit që sipas tyre nuk duhet të jetë në shërbim.

Ndërsa kompania që administron tragetin argumentoi se shkak për vonesat në imbarkim është bërë fluksi i rritur i pasagjerëve, ndërsa lundrimi është kushtëzuar nga forca e detit që arrinte deri në 7 ballë.

Prej disa javësh monopoli i lundrimeve nga Vlora në Brindizi është hequr, me futjen e një kompanie të re, ç’ka pritet të ndikojë edhe në përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për udhëtarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë