MENU
klinika

NBA

Bucks fantastikë, Harden 60 pikë për 3 perioda

01.12.2019 - 10:39

Milwaukee Bucks po kalon një formë fantastike në NBA, plot 11 fitore radhazi për kryesuesit në Konferencën e Lindjes. Milwaukee fitoi 137-96 Charlotte, ndeshje e dominuar nga Bucks.

9 lojtarë të Milwaukee realizuan mbi 10 pikë, me Antetokounmpo që e mbylli me 26 pikë. Greku mbetet lider për ekipin e tij dhe një kandidat i fortë për MVP-në.

Ndërsa Houston Rockets ka marrë një fitore fantastike ndaj Atlantas me rezultatin 158-111, ndeshje e dominuar nga teksanët. Më i miri për Houston ishte Harden, që realizoi 60 pikë, ndërkohë që nuk u aktivizua fare në periodën e katërt.

Në sekondat e fundit fiton ekipi i Sacramento, që mposhti 100-97 Denver, sfidë e vendosur në kohën shtesë. Barnes me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, ndërsa për Denver nuk mjaftuan 25 pikët e Harris.