MENU
klinika

Dy objektivat kryesore të qeverisë

Buxheti 2020 ‘ndan’ 8.8 mld lekë për rrjetin ujësjellës

25.12.2019 - 11:45

Për përmirësimin e rrjetit Ujësjellës-Kanalizimeve, gjatë 2020, do të investohen 8.8 miliardë lekë.

Dy objektivat strategjikë të qeverisë janë reduktimi i ujit pa të ardhura dhe përmirësimi i shërbimit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në zonat bregdetare me rëndësi turistike.

Deri në vitin 2022, qeveria synon reduktimin e humbjeve në nivel kombëtar në masën 50% si dhe rritjen e mesatares së orëve të furnizimit me ujë të pijshëm në rang kombëtar në 14 orë në ditë në 2022, nga 12.5 orë në ditë në vitin 2019.

Po ashtu, synohet mbulimi me kanalizime në zonë urbane 81% në vitin 2022 nga 80% në vitin 2019 ndërsa në zonat rurale parashikohet mbulimi 22% në vitin 2022 nga 16% në vitin 2019

Përqindja e mbulimit të kostove të Ujësjellës-Kanalizimeve me të ardhurat synohet të arrihet në vlerën 90% në vitin 2022 nga 75% në vitin 2019.

Referuar të dhënave të publikuara nga ministria e Financave dhe Ekonomisë gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti u vendosën 37 938 matës të rinj, u lidhën 20 188 kontrata të reja, si dhe u arkëtuan 5.203.187.000 lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë

“Shëndetësia falas?”/ Ja çfarë pritet në 2020!

Ende shpresë për rritje ekonomike

Buxheti 2020/ Cilat janë 8 objektivat e shtetit?