MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 15

Bylis ngec në Vlorë, goleadë e Laçit

14.12.2019 - 15:04

Pritej që Bylis të merrte kreun sot në Vlorë përballë Flamurtarit të një mijë e një halleve, por është ndalur në barazim 2-2. Ndërsa Laçi e ka zgjidhur lehtë ndaj Luftëtarit, duke fituar 4-0 dhe marrë kreun provizor.

Flamurtari shënoi i pari me Sukajn në minutën e 17-të, por Guido në 44’ barazoi për ballshiotët. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por dukshëm që miqtë ishin më kërkues.

Në të dytën, është sërish Guindo që shënon për mallakastriotët, duke cuar shifrat në 1-2. Kur u mendua se ndeshja u mbyll, në 86’, Nebihu barazon shifrat.

Bylis barazon Kukësin në renditje në vendin e tretë, Flamurtari ende mbetet në fund, pa e gjetur fitoren këtë sezon, duke iu faluar vetëm 5 barazimeve.

Në ndeshjen tjetër, kurbinasit e kanë zgjidhur që në pjesën e parë. Xhixha realizoi golin e parë në 17’, ndërsa Nuabueze në 45’ dyfishon shifrat. Goli i 14-të për nigerianin këtë sezon, duke kryesuar bindshëm.

Pjesa e dytë ka pak histori. Teko shënon edhe dy gola, duke fundosur Luftëtarin. Kurbinasit marrin kreun, në pritje të ndeshjes Kukësi-Teuta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardheblutë gëzojnë në limite

Tirana thyen Partizanin pas 18 ndeshjesh derbi