MENU
klinika

Welt, për rritjen ekonomike

Çfarë parashikohet në dekadën e ardhshme?

31.12.2019 - 18:39

Çdo vit liga ekonomike botërore, WELT, publikon raporte mbi kërkimet ekonomike dhe biznesin. Këtë vit ka përmendur dhe vendin tonë.

“Ekonomia shqiptare është rritur me një hap në 3% këtë vit, poshtë nivelit të 4.1% të regjistruar në 2018, por sërish një surprizë, duke llogaritur edhe faktin se vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4 ballë në nëntor të këtij viti”- thuhet në raportin e WELT.

Ekonomia ka performuar mirë në 2019, thuhet më tej, pavarësisht normës së lartë të papunësisë. Norma vjetore e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto projektohet të rimëkëmbet në një mesatare prej 4% mes viteve 2020-2025.

Përgjatë 9 viteve të ardhshme, qendra për kërkime ekonomike dhe biznesin parashikon që ekonomia të zgjerohet me një hap prej 4% mesatarisht çdo vit.

Sa i përket prodhimit të brendshëm bruto, në raport parashikohet që të ngjitet në 17 mld dollarë vitin e ardhshëm, nga 15 mld dollarë të 2019-ës, të shprehur në çmimet aktuale.

Kjo rritje e ngjit Shqipërinë në vendin e 120-të ndër 193 ekonomi të botës sa i përket madhësisë së ekonomisë. Në 2034 ekonomia parashikohet në 48 miliardë dollarë, dhe e 114-ta në botë.