Fryrja e barkut mund të mos jetë një problem shëndetësor i mirëfilltë, por është aq shqetësues, sa vajzat e gratë të mos lëmë gjë pa provuar që të mund t’u lehtësojë.
Ekzistojnë dy lloje të ndryshme fryrjesh: ajo nga gazrat dhe ajo nga mbajtja e tepërt e ujit. Ngrënia e ushqimeve të caktuara, shpesh bishtajoret, bulmeti perimet si brokoli ose lulelakra, ose ushqimet e yndyrshme mund të shkaktojnë gazra, ndërkohë ndryshimet hormonale gjatë ciklit tuaj menstrual, dehidratimi ose ngrënia e ushqimeve shumë të kripura mund të shkaktojnë fryrje barku nga mbajtja e ujit.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme se përtej të ngrënit ushqimet e duhura, të qëndroni të hidratuar për të lehtësuar fryrjen e barkut. Sidomos kur konsumoni ushqime me fibra . Më poshtë gjeni listën e ushqimeve që ndihmojnë aparatin tretës të mirëfunksionojë.
Kosi është i pasur me baktere të mira.
Probiotikët ndihmojnë procesin e tretjes dhe qetësojnë inflamacionin. Nëse jeni intolerantë ndaj laktozës, provoni kefirin pasi është 99% pa laktozë dhe ka një larmi më të madhe të baktereve probiotike.
Xhinxheri është një nga ilaçet më të vjetra bimorë !
Vetitë antiinflamatore e bëjnë atë ideal për lehtësimin e simptomave të fryrjes dhe shqetësimeve të traktit intestinal. Xhinxheri përmban një enzimë tretëse të quajtur zingibain, e cila ndihmon trupin të shpërbëjë proteinat e gjithashtu ka një efekt relaksues në zorrë, duke zvogëluar inflamacionin.
Kaliumi është arsyeja kryesore pse bananet janë një frut i mirë për t’u ngrënë kur keni fryrje barku. Një nga arsyet pse trupi juaj mban ujë lidhet me sasinë e lartë të konsumit të natriumit. Ushqimet e pasura me kalium ndihmojnë në nxjerrjen jashtë të natriumit dhe ujit.
Lëngu i limonit është shumë i ngjashëm në aciditet me lëngjet tretëse të stomakut , kështu që mund të ndihmojë në lehtësimin e fryrjes dhe simptomave të tjera . Lëngu i limonit do të përshpejtojë lëvizjen e zorrëve.
Kastraveci përmban shumë ujë dhe kjo ju ndihmon të qëndroni të hidratuar. Për më tepër, kastravecat përmbajnë squfur dhe silikon, të cilat veprojnë si një diuretik i butë natyral që ju bën të urinoni. Kivit, të pasur me kalium e fibra, përmbajnë gjithashtu aktinidinë, një enzimë që përshpejton procesin e tretjes.
Panxhari është një tjetër perime e pasur me kalium, mineral i cili mund të ndihmojë në kundërveprimin e natriumit në trupin tua. Një filxhan panxhar ka më shumë kalium, fibra dhe proteina sesa një banane e mesme. Plus, ka më pak kalori.
Tërshëra është ushqimi më i mirë që mund të hani në mëngjes, sepse vendos në lëvizje traktin tretës, duke lehtësuar çdo problem që mund të keni në këtë zonë.
Çokollata e zezë, portokalli dhe shega janë gjithashtu një zgjedhje shumë e mirë për t’u marrë parasysh kur vuani nga fryrja e barkut ose gazrat e tepërt.