MENU
klinika

Rivlerësimi i 50 mijë banesave

Cili është plani për banorët me shtëpi të palegalizuara?

07.12.2019 - 12:55

Nga fillimi i vitit të ardhshëm deri në 30 Gusht, të gjithë banorët do të kenë mundësi që të rivlerësojnë banesat e tyre duke i sjellë në vlerën e tregut ose duke i shitur me tatim të reduktuar të diferencës midis çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes.

Sipas projektligjit “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, përfitues do të jenë edhe ata qytetarë të cilët janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë, por edhe ata të cilët kanë kontrata sipërmarrje dhe jetojnë në pallate ende të pa legalizuara.

Për rregjistrimin e rivlerësimit do të paguhet një tatim prej 3% mbi bazën e tatueshme.  Ky projektligj vlerësohet të ketë rreth 6 miliardë lekë efekte financiare bruto në të ardhurat e buxhetit të shtetit për vitin buxhetor 2020 dhe 4 miliardë lekë efekt neto.

Procesi i rivlerësimit do të përfshijë rreth 50 mijë banesa.Miratimi i këtij projektligji pritet që të nxisë formalizimin me vlerën e tregut të pasuriv të paluajtshme.  

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!