MENU
klinika

Champions, ndeshjet e fundit në grupe

City nuk fal në Zagreb, historike për Atalantën

11.12.2019 - 21:01

Është mësuar edhe skuadra e parafundit që kualifikohet për në fazën e 1/16 të Champions League. Atalanta ka fituar 3-0 në Ukrainë ndaj Shakhtar Donetsk dhe është kualifikuar, por nderin e ka bërë edhe Manchester City, që ka fituar 4-1 në Zagreb ndaj Dinamos.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola në Donetsk. E dyta ishte shumë e luftuar, por ndeshja është zhbolluar vetëm në minutë e 66-të nga Castagne. Është dashur ndërhyrja e VAR për ta akorduar golin.

Në 77’, Dodo ndëshkohet me të kuq dhe vendasit mbesin me 10 lojtarë. Vetëm 3 minuta më pas Atalanta shënon golin e dytë me Pasalic, gol që ka rezultuar vendimtar, pasi në pjesëmarrjen e parë në Champions, kualifikon ekipin italian. Në sekondat e fundit ka edhe një gol për miqtë.

Në Zagreb, ndeshja ka nisur mirë për Dinamon, që ka shënuar golin e parë me Olmo, por më pas Gabriel Jesus ka realizuar 3 herë, një herë në pjesën e parë dhe 2 herë në të dytën. Në fund Fode mbyll ndeshjen 1-4.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions, ndeshjet e fundit në grupe

Barça s’fal Interin, përmbys Dortmund e kualifikohet

Champions, ndeshjet e fundit në grupe

Liverpool dhe Napoli kalojnë pa probleme