MENU
klinika

Kadare në ekranin e madh

Dashuritë e “vogla” me ruset e bukura

17.12.2019 - 20:30

      Vijnë të rrëfyera nga shkrimtari i madh, dikur edhe ai protagonist, student i letërsisë në Rusinë e largët. Historitë e dashurive shqiptaro-ruse, nga pena e Ismail Kadaresë, do të vijnë në një film të jashtëzakonshëm, ky me regji nga Juri Arabov./Konica.al

Bëhet fjalë për histori të jetuara, të ndjera e të rrëfyera për të gjithë në librin “Sorkadhet e trembura”, të kthyera tashmë në një projekt kinematografik, që do të vijë së shpejti për publikun e gjerë: atë të letërisë së Kadaresë dhe atë të kinemasë.

Pas disa ditësh xhirimesh në Gjirokastër, trupa shqiptaro-ruse zbriti në Tiranë, ku do të realizohet skena e fundit. Filmi me skenarin e shkrimtarit Ismail Kadare dhe një kast aktorësh të zgjedhur, është drejt një faze të re, asaj të postproduksionit.

Pas disa ditësh xhirimesh në Gjirokastër, e gjithë trupa shqiptaro-ruse zbriti në Tiranë për “çakun” e fundit. Filmi me skenar të shkrimtarit Ismail Kadare dhe një kast aktorësh të zgjedhur, do të nisë një fazë të re, atë të postproduksionit. E kënaqur që mbërritëm deri këtu dhe që, përmes një filmi artistik, të rrëfejmë jo vetëm një histori dashurie mes dy të rinjsh, por marrëdhëniet mes dy shtetesh, nga vëllazëria në armiqësi”, – kështu është shprehur ministrja e Kulturës, Margariti.

Regjisor dhe skenarist, Juri Arabov theksoi se, ndihet i trishtuar që po mbarojnë xhirimet e filmit dhe shpreson, se do të jetë një film i mirë.

“Jam pak i trishtuar” -tregon regjisori dhe skenaristi, Arabov. E teksa të kaplon shqetësimi se mos diçka nuk ka shkuar mirë, shton se “jam i trishtuar se po mbarojnë xhirimet, por shpresoj që do të dalë një film i mirë”.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit