MENU
klinika

"Do të shkojmë në çdo shtëpi"

Databaze online për inspektimin e banesave të dëmtuara

02.12.2019 - 10:01

Të gjitha inspektimet për dëmet e shkaktuara nga tërmeti nga dita e nesërme do të bëhen në kohë reale dhe të dhënat do të transferohen në një databazë qendror, ku çdo njeri mund të shoh sa pallate dhe banesa janë inspektuar.

Ai kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve, pasi siç tha ai, “të gjithë duan që t’ju bëhet inspektimi i banesave sa më parë”.

“Por unë ju garantojë se do inspektojmë të gjithë banesat në të gjithë zonën ku është shtrirë tërmeti, por duhet pak durim pasi duam të bëjmë një inspektim të vërtetët dhe jo për të kaluar radhën.

Në bashkëpunim edhe me zv.ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkrelin si zv.ministri përgjegjës për ndjekjen e këtyre inspektimeve, kemi unifikuar formularin për inspektimin dhe do t’jua shpërndajmë të gjithë shtabeve, me qëllim që edhe inspektimet e bëra më parë të përshtaten me formularin e unifikuar, pasi kjo do të na duhet për dosjen e plotë për të filluar vlerësimin.

Nesër me ekipin turk, do të shpërndajmë një mijë IPAD, për grupet e inspektimit në terren që do të bëjnë hedhjen e të dhënave në kohë reale në një databazë qendror, me qëllim që çdo njeri që ka akses në çdo hokë të mund të shoh sa pallate dhe banesa janë inspektuar.

Nesër fillojmë hedhim në këtë format të dhënat dhe asnjë nga inspektimet e kaluara nuk shkon dëm pasi është lehtësisht i transmetueshëm hedhja e të dhënave në këtë sistem. Do shkojmë në çdo shtëpi për të inspektuar dëmtimet nga tërmeti.

“Dje vijuam me prishjen e banesave që përbëjnë një rrezikshmëri reale për jetën e njerëzve. Kemi prishur 12 banesa dhe falenderoj gatishmërinë e firmave të ndërtimit që na vunë në dispozicion mjetet e rënda, pasi ky proces nuk mund të përballohej vetëm nga mjetet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), apo pushtetit vendor. Ndërkohë që gjatë 24 orëve të tjera do të vijojmë me rritjen e intensitetit të këtyre inspektimeve”– informoi Çuçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"T'iu tregojmë të gjithëve çfarë duan të dinë"

Buxheti i rindërtimit, zgjatje e buxhetit të shtetit