MENU
klinika

Ndihmë për Shqipërinë pas tërmetit

De Biasi, thirrje për të mbledhur fonde

04.12.2019 - 11:08

Tragjedia e javës së kaluar në Shqipëri nga tërmeti shkatërrimtar ka prekur edhe ish-trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi. Tekniku italian me pasaportë shqiptare nuk e ka harruar vendin tonë.

Pak ditë më parë, ai dha një mesazh për Shqipërinë, por duket se nuk ka në plan ta lërë me kaq. Ish-trajneri, që çoi Shqipërinë në Europianin e Francës, ka vendosur të bëjë një organizim në Itali për mbledhje fondesh.

Më pas, të gjithë fondet do të nisen në drejtim të Shqipërisë për t’i ardhur në ndihmë zonave të prekura nga tërmeti. Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë trajneri në profilin e tij në rrjetet sociale.

De Biasi iu bën thirrje njerëzve që të ndihmojnë me kontribute sa më shumë. Organizimi do të bëhet të shtunën, teksa me një videomesazh, ai ka treguar detajet dhe ka bërë thirrjen e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN