MENU
klinika

Projekti bamirës

Dhuroi 1 mln euro për të prekurit e tërmetit, Meta pret Pacollin

17.12.2019 - 12:19

Presidenti i Republikës ka pritur sot në një takim zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollin.

Lajmi konfirmohet nga vetë kreu i shteti, i cili thekson se e ka përgëzuar në emër të qytetarëve shqiptarë për kontributin e tij në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

  • Postimi i Metës:

Pata sot një takim të përzemërt me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z.Behgjet Pacolli.E falenderova me mirënjohje për ndihmën e tij financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit, nëpërmjet realizimit të projektit të tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore. ????

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN