MENU
klinika

Bundesliga, java 13

Dopietë e shqiponjë, Rashica i jep fitoren Werderit

01.12.2019 - 20:24

Milot Rashica ishte personazhi i ndeshjes Wolfsburg-Werder Bremen, sfidë që përfundoi 2-3. Mesfushori kosovar ka realizuar dy gola, që ua ka kushtuar shqiptarëve në momentet e vështira që po kalojnë.

Rashica gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 14-të me penallti. Futbollisti është treguar i qetë në ekzekutimin e saj, duke dërguar topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin skuadrës.

Menjëherë festimi me shqiponjë, pastaj gishtat drejtuar qiellit. Një mesazh i qartë që nuk ka nevojë për shumë interpretim ai i futbollistit të Kosovës, i cili ka shprehur në këtë mënyrë solidaritetin e tij me ata që kanë humbur shumë në këto ditë nga tërmeti i rëndë në Shqipëri.

Në minutën e 83-të, kur shifrat ishin 2-2, sulmuesi goditi përsëri pas një kundërsulmi të shpejtë, këtë herë me një diagonale të pakapshme, për të përsëritur edhe një herë festimet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN