MENU
klinika

Pas largimit të Valbona Sakos

Durrës/ Dorëhiqet edhe nënkryetarja e bashkisë

01.12.2019 - 14:12

Pas Valbona Sakos është dorëhequr nga posti edhe nënkryetarja e bashkisë së Durrësit, Etleva Kondi.

Ajo u emërua në krye të detyrës rreth 2 muaj më parë.

Dorëheqja e kryebashkiakes së qytetit bregdetar, Sakos dhe nënkryetares vjen në një situatë ku qyteti i Durrësit është shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Një deklaratë (gafë) e bërë në media mbi situatën e tërmetit, se është e kënaqur me 50 viktima është bërë shkak që kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako të japë dorëheqjen.

Zhylien Varfa do të marrë kompetencat drejtuese të Bashkisë së Durrësit, deri në zgjedhjen e një kryebashkiaku të ri.