MENU
klinika

Gruaja tregon trupin e saj

E fiksuar pas Mourinho-s, 38 tatuazhe për trajnerin

05.12.2019 - 20:26

Shumë tifozë bëjnë tatuazhe nga më të ndryshmet, që lidhen me idhujt e tyre, por një grua thyen të gjithë të tjerët. Një 62-vjeçare ka mbushur trupin plot me tatuazhe të Jose Mourinho.

Viv Bodycote ka plot 38 tatuazhe të trajnerit portugez në trupin e saj. Ajo është e çmendur pas Mourinhos, me këtë të fundit që para pak kohësh u emërua si trajner i Tottenham.

Pikërisht pas emërimit në krye të “Spurs”,  Bodycote vendosi të bëjë një tjetër tatuazh të teknikut portugez, duke e çuar në 38 numrin e tatuazheve me “The Special One”.

Tatuazhin e parë të Mourinhos, 62-vjeçarja e bëri në vitin 2017, kur portugezi u emërua në krye të United pas shkarkimit nga Chelsea. Me këtë ritëm, ajo me sigur do të thyejë ndonjë rekord…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN