MENU
klinika

Dyshohet se vdiq nga i ftohti

E rëndë në Korçë/ Gjendet i pajetë 52-vjeçari

26.12.2019 - 10:07

Një trup i pajetë është gjetur sot në ish-zyrat e Kombinatit të Sheqerit, në Maliq të Korçës.

Viktima është Muhamed Tabaku, rreth 52 vjeç.

Viktima është gjetur nga një i afërm i tij, ndërsa në trup nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë, njerëzit që e njihnin viktimën, kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve alkoolike.

Siç raportohet, 52-vjeçari ishte i vetmuar dhe flinte në zonën ku është gjetur i pajetë, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit