04.12.2019 - 13:17
Nje ngjarje e rëndë është shënuar sot në Vlorë, ku një grua e re është gjetur e pajetë, dyshohet pasi i ka dhënë fund jetës së saj.
Në një informacion paraprak blutë e Vlorës bëjnë me dije se:
Në orën 10:15, në fshatin Velçë, Njësia Administratibe Brataj, Bashkia Selenicë është gjetur e vetëvarur me litarë shtetësia E.T., 39 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur rreth 200 metra larg banesës, ku 39 vjeçarja është gjetur nga familjarët e saj në kasollën e bagëtive, e cila dyshohet të jetë vetëvarur.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Reperi që theu rekorde me këngën “Zemër”