MENU
klinika

Shqipëria e vitit 1990

Ekspozohen pamje të rralla nga vrasjet në kufi…

16.12.2019 - 19:12

     Fotografi që vijnë si dëshmi të viktimave të komunizmit, vrasjeve në kufi, apo ish-të burgosurve politikë gjenden të ekspozuara pranë Institutit të Krimeve edhe Pasojave të Komunizmit. Luljeta Lleshanaku, kuratore e ekspozitës, shprehet për mediet, mbi arsyen e shpalosjes së këtij realiteti, të njohur jo sa duhet, në vendin tonë.

Në oborrin e jashtëm të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit janë ekspozuar fotografi të realizuara për vrasjet në kufi, fotografi të ish- të burgosurve politikë gjatë hetuesisë, apo dhe në burgje; fotografi të klerikëve të burgosur dhe atyre të ekzekutuar; fotografi të fëmijëve në ambasadat e huaja në ngjarjen e 2 korrikut 1990 edhe foto qytetarësh të huaj, të burgosur në Shqipëri. Kuratorja e ekspozitës, poete dhe shkrimtare, Luljeta Lleshanaku, thotë se përmes kësaj ekspozite, mund të kuptohet më shumë realiteti dhe propaganda komuniste.

“Ekspozita tregon realitetin komunist, ndërsa me ‘voice-over’ jepen kolona zanore nga filma dokumentarë të komunizmit. Janë fjalime të krerëve të shtetit shqiptar, që i shërbejnë propagandës. Kontrasti mes asaj që shohim edhe dëgjojmë’ përbën esencën e komunizmit”, – thekson Lleshanaku

Fotografitë origjinale që shfaqen për herë të parë, shoqërohen edhe përmes zërit me copëza fjalimesh, nga dokumentarët të ndryshëm në shërbim të propagandës komuniste, deri në eksodin e datës 2 korrik 1990.

Nëse realiteti shqiptar në komunizëm ishte i atillë siç propagandohet, atëherë nuk kishte një arsye, që shqiptarët të iknin, sikundër ndodhi në eksodin e 2 korrikut 1990. Ishin shumë shtrëngesa, mungesa e lirisë, ekonomia shqiptare, një formulë e dështuar që e bënë modelin komunist, sa jo- human aq edhe të dështuar, njëkohësisht”, – është shprehur Lleshanaku.

Ende në ditët e sotme, ish-të përndjekurit politikë nuk janë dëmshpërblyer për çfarë kanë përjetuar.

“Në dëgjojmë vazhdimisht përmes medies për kompensimin e ish-të burgosurve politikë, aq sa krijohet ideja, që taksat e shqiptarëve shkojnë për ish-të burgosurit politikë. Por, sot e kësaj dite, nuk është realizuar kompensimi i të gjithë burgosurve politikë”, – ka vijuar, kuratorja Lleshanaku.

Ekspozita “Komunizmi shqiptar: propaganda dhe realiteti” është e hapur për publikun e gjerë, pranë Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit