MENU
klinika

Tifozët e Tiranës

Fanatics “shpërthejnë” 3 orë para derbit

13.12.2019 - 16:04

Na ndajnë edhe 3 orë para derbit Partizani-Tirana, por atmosfera në kryeqytet ka nisur të ndizet. Të parët janë ultrasit bardheblu “Fanatics” që kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit.

Ata janë përqendruar në sheshin “Skënderbej”, ku ka pasur me qindra tifozë të cilët po përgatiten për ndeshjen. Takimi, që luhet në “Air Albania”, pritet të jetë një ndeshje spektakolare në tribuna, ku dy tifozeritë kanë treguar shpesh herë se janë në një nivel të lartë.

Ndryshe nga herët e tjera, kur tifozëria bardheblu ishte në tribunën veriore, këtë radhë do të jenë në atë jugore. Pavarësisht se policia dhe klubi bardheblu kërkuan ndryshim, Partizani nuk e ndryshoi ndarjen e tribunave.

Një punë e madhe edhe për Policinë, që duhet të mbajë dy tifozëritë në “llogoret” e tyre, pasi një përplasje mes tyre do të sillte incidente, siç ndodhi në derbin e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sot, derbi në “Air Albania”

Gjithçka duhet të dini për Partizani-Tirana

Partizani-Tirana në “Air Albania”

Policia tregon masat për derbin kryeqytetas

Partizani-Tirana në “Air Albania”

Derbi, çmimet e biletave dhe ku i gjeni