MENU
klinika

Janë gati 20 milardë lek

Fatura e dëmeve të tërmetit

11.12.2019 - 14:18

Operacioni i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, bëri një përmbledhje të plotë të situatës 2 javë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Bledar Çuçi, tha se deri tani ka vetëm një faturë paraprake për dëmet në shkolla e cila ka arritur në rreth 3 miliard lek ndërsa fatura e plotë e dëmeve pritet të jetë gati në 16 janar. Sa i përket programit të rindërtimit, deri tani janë gati 20 miliard lek.

Drejtuesi i operacionit për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, Bledar Çuçi, ka bërë një pasqyrë të gjendjes, dy javë pas tërmetit që tronditi vendin. Ai tha se aktualisht në terren po punohet për inspektimin banesave dhe për këtë janë angazhuar 100 grupe, ku puna ka përfunduar në 14069 objekte, ndërsa 44 të pabanueshme janë shembur.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Sa i përket programit të rindërtimit, Çuçi thotë se deri tani në dispozicion janë 20 miliardë lekë prej të cilave, 13 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, 7 miliardë lekë nga donacionet.

Sipas Çuçit, një rëndësi i është kushtuar inspektimit të shollave në zonat e prekura nga tërmeti, ndërsa fatura paraprake e dëmeve në këto institucione përllogaritet rreth 3.05 miliard lek.

Por teksa ka një faturë paraprake për dëmet në shkolla, qeveria ende nuk ka një faturë të saktë përfundimtare për gjithë dëmet e tërmetit.

Drejtuesi i operacionit për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, foli edhe për bonusin e qirasë, ku sipas tij deri tani në qarkun e Durrësit dhe Tiranës kanë përfituar 1588 familje, ndërsa këshillat e baskive të qarkut Lezhë, dhe bashkitë e tjera të prekura vazhdojnë të pranojnë aplikime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbledhja e jashtëzakonshme të qeverisë

Programi për rindërtim, nuk cënohet buxheti