MENU
klinika

Paslëkundjet

Flet sizmiologu: Tërmeti i djeshëm, s’ka arsye për panik

15.12.2019 - 11:13

Sizmologu Llambro Duni qetësoi shqiptarët duke thënë se tërmeti i mbrëmjes së të shtunës ishte paslëkundje dhe s’ka arsye për panik.

“Bëhet fjalë për paslëkundje, e kemi thënë që do të vijojnë, ska arsye për panik,”- shtoi Duni.

Ai sqaroi se lëkundja e tërmetit nuk ishte 4.5 e shkallës rihter, siç u raportua nga Qendra Sizmiologjike EMSC, por ishte 4.0 e shkallës rihter sipas magnitudës lokale.

Ndërsa shtoi se kohëzgjatja e lëkundjes së tërmetit ka qenë 5 sekonda.

“Faqja që raportoi magniutdën 4.5 nuk e ka matur sipas magnitudës lokale, por me të tjera njësi matëse,”- tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zhvillimet më të fundit minutë pas minute

Tërmeti katastrofik/ Thellohet bilanci i tragjedisë, 47 viktima

Sizmologu shpjegon zhvendosjen e Durrësit

“Jo në banesat e dëmtuara”, ja ç’ po ndodh me tokën!