MENU
klinika

“Ana tjetër e imja” = The other side of me

Fryma e Maria Rafael në teatrin Bylis, koncert recital

21.12.2019 - 19:35

“Ana tjetër e imja” = The other side of me
Ishte koncerti recital i Fatjon Pula tregues i një fryme që shtjellohet me tinguj e muzikës klasike nga brezi në brez. Pikërisht është fryma e idhullit të muzikës Maria Rafael, yllit hungarez që fati i persekutimit e solli në Fier, por që nuk mundi të persekutonte artin e saj.

Autoriteti i saj professional, arti i saj shpërfilli çdo dhembje, sfidoi duke përcjellë ndër breza tinguj hyjnorë, përcjellë ky art plot dashuri tek virtuozja Mariana Xoxa e cila aq butësisht dhe plot krenari ngjizi frytet e stafetën e suksesit tek i riu 18 vjeçar Fatjoni i cili diti të jetë shpërblyes me performancën finale në Top Talent Show dhe ndërkohë me kurorëzimin e koncertit recital “Ana tjetër e imja” = “The other side of me” në sallën e tejmbushur të teatrit “ Bylis”.

Ishte pikërisht, fryma e Marias në trinomin e tingujve të pianos deri në perfeksion, Maria–Marjana-Fatjon, repertori i përzgjedhur që mbajti peshë zemrat e artdashësit fierak i cili përherë ka ditur të vlerësojë dhe të tregojë se publiku është selektiv, se arti është shpërfillës i gjithçkaje tjetër që s`ka ngrohtësi shpirtërore.

Një ekip i përkushtuar me regji të Spiro Dunit, udhëheqëse artistike ikonën e muzikës në Fier, Marjana Xoxa, audio editor Alfred Tase, koncerti recital i Fation Pula renditet ndër historitë e suksesit në art, në muzikë.

Nën tingujt e magjishëm nën interpretimin virtuoz të Fatjon Pula, audienca e ekzaltuar shijoi për afro dy orë muzikën e J.Groban, Schubert,A. Çelentano, M. Jackson, Eminem, Liszt por jo vetëm.

Në repertorin e përzgjedhur të Fatjonit vend të konsiderueshëm zinte muzika shqiptare, A.Skenderaj, E. Tarifa, F. Mumajesi, E. Deda, Elita 5 etj.

Ky koncert shënoi 10 vjetorin e përkushtimit në piano të Fatjonit, i cili arriti të plotësojë endrrën e pengun e prindërve, gjithashtu dhe performancën e tij, profilin e tij artistik duke ecur i sigurt në korsinë e muzikës e të artit shqiptar.
/V.Dafa

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!