21.12.2019 - 18:15
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka shënuar përsëri për skuadrën e tij Malaga. Ai e ka gjetur rrjetën në ndeshjen e sotme përballë Lugos.
Sadiku ka zhbllokuar rezultatin që në minutën e 12-të. Pas një krosimi në zonë, Sadiku ka arritur t’i shpëtojë mbulimit të mbrojtjes për të çuar topin në rrjetë, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Goli i shtatë i Sadikut këtë sezon.
Megjithatë, kur u mendua se Malaga mori 3 pikë me vlerë, ka pësuar gol në 101’, nga 12 minuta shtesë. Sadiku ishte dalë ga loja në 79’, pasi kishte marrë edhe një karton të verdhë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Armando Sadiku
“Emrin ma vuri babai nga Diego Maradona”
Armando Sadiku