Autoriteti i konkurencës franceze gjobiti Google me $167 milion për sjellje anti-konkurrence dhe për reklama të paqarta në faqet e Google Ads.
Kjo gjobë vjen në një kohë kur Franca dhe vende të tjera Europiane mbajnë një nivel të lartë shqyrtimi të kujdesshëm ndaj kompanive Anerikane të teknologjisë si Google, Facebook, Apple, dhe Amazon, të cilat janë kritikuar shpesh për pagesë në nivel të ulët të taksave.
Në Shtator të këtij viti, Google pranoi t’i paguante autoriteteve Franceze mbi $1 miliard në marrëveshje për të zgjidhur një hetim mashtrimi që filloi katër vjet më parë.
Dominanca e Google në biznesin e rekalamimit online është e jashtëzakonshme me rreth 90% të tregut në këtë fushë. Google deklaroi se do ta apelonte këtë gjobë.