MENU
klinika

Kur fillojnë punimet?

Hapet tenderi për aeroportin e Vlorës

19.12.2019 - 12:07

Ministrja e Infrastrukturë dhe Energjetikës, Belinda Balluku deklaroi se nga sot hapet tenderi për Aeroportin e Vlorës. Ajo tha se gara do të mbyllet në datë 12 Mars, për t’i hapur rrugë punimeve që do të nisin në datë 31 Maj.

“Kemi ngritur një tender ndërkombëtar për një vepër ndërkombëtare, bazuar në parimet e barazisë dhe konkurrencës. Ky aeroport është pikënisja e planit të investimit që kemi.

Shumë shpejt do të hapet tenderi Adriatiko-Jonian, Thumanë- Rrogozhinë. Do punojmë për tunelin e Llogarasë. Hapet zyrtarisht thirrja për ndërtim dhe operim të aeroportit. Shpallim sot hapjen e këtij tenderi ndërkombëtar, do të sjell konkurrencës dhe shërbime të larta.

Me 12 mars përfundon afati për të dorëzuar ofertat. 35 vite zgjat koncesioni. 31 maj fillojnë punimet për ndërtimin e tij”- tha Balluku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liberalizohen shërbimet në aeroporte

Fluturimet, çmimet e biletave mund të ulen