Janë arratisur drejt Italisë 4 nga 9 personat e shpallur në kërkim të cilët akuzohen si përgjegjës humbjen e jetëve nga ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Policia i ka bërë kërkesë autoriteteve italiane për të bërë të mundur lokalizimin e tyre. Ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme në Tiranë po kryhen operacione për kapjen e tre të tjerëve të cilët dyshohet se fshihen në kryeqytet.
Janë lokalizuar në Tiranë 2 ndërtues dhe 1 inxhinier të shpallur në kërkimë. Hetimet pas tërmetit pritet të sjellin të arrestuar edhe për viktimat e Thumanës. Burime nga Prokuroria e Krujës bëjnë me dije se janë shënjestruar disa persona si përgjegjës, mes tyre edhe funksionarë publikë.
Personat e shpallur në kërkim:
1. Arben Qato pronar i Vila Palma
2. Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
3. Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
4. Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
5. Artur Cela, ish-drejtori i INUV
6. Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës
7. Artur Terziu, pronari i ‘Bar Barons’
8-9. Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë