MENU
klinika

Kushte të rënduara psikologjike

Hidhet nga ballkoni një person në Tiranë

16.12.2019 - 17:19

Një person është hedhur nga lartësia në një pallat në Tiranë.

Sipas informacioneve të para, personi i plagosur është dërguar në spital në gjendje të rëndë por është ende i paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:05 në rrugën “Thanas Tashko” ku personi në fjalë është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në kushte të rënduara psikologjike.

Ai është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.