MENU
klinika

Ja cilat aktivitete patën rritje

INSTAT: Ekonomia u rrit në 3-mujorin e tretë të 2019

24.12.2019 - 11:48

Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e tretë të vitit 2019 vlerësohet me rritje prej 3,81 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2018, deklaroi sot INSTAT. 

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2019, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 0,87 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 5,85 %. Ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë Industria nxjerrëse e cila ka shënuar një rritje me 16,56 %.

Ndërsa aktiviteti i Ndërtimit pati rënie me 1,14 %, i ndikuar kryesisht nga kompanitë e lidhura me projektin TAP.  Grupi i aktiviteteve Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 6,69 %, i ndikuar kryesisht nga Tregtia me shumicë, e cila shënoi rritje me 6,25 %.

Rënie shënoi edhe grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni në masën 0,73 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 12,07 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 5,18 %.

Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 9,49 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pësoi rritje 6,44 %. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie të ndjeshme me 24,02 %. Ndërsa Taksat Neto mbi produktet u rritën me 4,53 %.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


4.32% në tremujorin II

Energjia mban lart rritjen ekonomike

Raporti i Bankës së Shqipërisë

Sejko: Në 2018, ekonomia shënoi progres