MENU
klinika

‘Nesër’, mbrëmje humanitare

Inva Mula dhe 50 artistë të tjerë bëhen bashkë

07.12.2019 - 11:37

“Ky është një aksion humanitar, e quaj të tillë, sepse tërmeti rizgjoi tek secili nga ne dëshirën për të kontribuar, për të qenë bashkë. Fillimisht lindi si ide, që ky aktivitet të bëhej në Durrës, por shkova atje dhe pashë se nevojat janë të domosdoshme, emocionalisht do të ishte shumë bukur atje, por teknikisht nuk ishte e mundur, sepse edhe në teatër ka disa dëme.  Kjo është një mbrëmje humanitare, që secili nga ne të sjell në mesazh. Mbi 50 artistë kërkuan që të jenë pjesëmarrës.  Unë mendoj se kjo është vetëm një nisëm, veçoj këtu profesor Robert Radon, i cili më tha: Si mund që t’ju ndihmoj? Kemi Irma edhe Eranda libohova, Aurela Gaçen, Jonida Maliqi, Eva Golemin, Vikena Kamenica, Enada Hoxhën etj. Apo edhe shumë aktorë, si Eva Alikaj, Mirush Kabashi, Elia Zaharia, Zamira Kita etj.,”, thotë sopranoja, e cila ka dëshirën që me të ardhurat që do të mblidhen nga kjo mbremje humanitare, që do të zgjatë deri në datë 31 dhjetorë, të ndërtohet një shkollë, apo të jenë pranë fëmijëve.  

Skenaristi Pandi Laço  edhe këngëtarja Irma Libohova tregojnë se si asnjëherë të gjithë artistët shqiptarë kanë shprehur dëshirën për të qenë bashkë, për t’u dhënë kurajo njerëzve, që janë prekur nga ky tërmet

“Mendoj se asnjëherë artistët nuk kanë qenë kaq të bashkuar edhe kaq shumë për një kauzë. Është hera e parë! Do të shtoja që qëllimi nuk është vetëm mbledhja e fondeve, sepse sot është një aksion jo kombëtar, por ka kaluar përmasat ndërkombëtare. Është një mision yni për të sjell një mesazh, sepse shqiptarët nuk gjetën vetëm solidaritetin e humbur, por u larguan nga mosmarrëveshjet edhe debatet politike që na shoqërojnë përditë, për herë të parë shqiptarët janë bërë një, janë solidarizuar edhe e rëndësishme është që të gjendet kurajo për të ndërtuar të ardhmen”, thotë Laço.

Ndërsa Albi Greva, një nga organizatorët e kësaj mbrëmje tregon më shumë, se si çdo shqiptarë brenda edhe jashtë vendit, që ka dëshirë të jap kontributin e tij në këtë aksion humanitar, mund të ndjek këtë rrugë

“Në bashkëpunim me Myticket.al me ëestrounion në të gjitha pikat, brenda edhe jashtë vendit, nëpërmjet biletave do të bëhet edhe dhurimi online. Hapat instruktive, për zgjedhjen e biletës edhe të informacioneve, së bashku me numrin e biletave që doni, (500 lekë një biletë) do të bëhet në faqen e myticket.al. Krahas dhurimit online, do të kemi mundësinë, që këtë dhurim çdo person ta bëjë edhe kesh pranë agjencive të specializuara, që bëjnë këtë shërbim”, shprehet Greva.

Në përfundim Inva Mula fton të gjithë artistët, qytetarët, artdashësit, që ditën e diel të marrin pjesë edhe ta shoqërojnë në maratonën e mbrëmjes humanitare, “Nesër”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit