MENU
klinika

Çfarë i 'frenon' turistët?

Investimet në turizëm/ Projekte me vlerë mbi 100 mln euro

22.12.2019 - 14:44

Në vitin 2019 janë miratuar projekte ndërtimi në hotele për më shumë se 100 milionë euro. Rritja e turizmit po bën që interesi për të investuar në struktura të reja të jetë i lartë edhe këtë vit.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, INSTAT, për periudhën 9 muore të 2019-ës, janë dhënë gjithsej 55 leje ndërtimi për struktura akomoduese, një shifër e përafërt me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Referuar të dhënave në lejet e ndërtimit, vlera e hoteleve të miratuar për t’u ndërtuar është rreth 12.7 miliardë lekë. Në një krahasim me vitin 2018 vihet re një rritje prej pesë herë e gjysmë.

Një tjetër nxitje për turizmin ka qënë edhe incentiva fiskale. Që nga viti 2017, TVSH-ja për shërbimet ekomodimit u ul në 6%. Ndërsa vitin e kaluar u vendos që hotelet me katër dhe pesë yje të përjashtoheshin nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat për një periudhë 10-vjeçare.

Sipas INSTAT, për periudhën janar-tetor të 2019-ës, Shqipërinë e kanë vizituar rreth 5.85 milionë shtetas të huaj, në rritje me më shumë se 8% në krahasim me 2018-ën. Ndërsa mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e turistëve të huaj për 9 muajt e parë të këtij viti arritën në rreth 1.64 miliardë euro.

Megjithatë, një problem për rritjen e numrit të turistëve ngelen përmasat e vogla të njësive akomoduese në Shqipëri. Mesatarisht, një hotel në Shqipëri ka rreth 33 shtretër.

Kjo situatë përkthehet në disavantazh pasi largon grupet e mëdha të turistëve, dhe më kryesorja nuk sjell asnjë fitim nga ekonomitë e shkallës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një e treta ishin kosovarë

6 milionë turistë të huaj vitin e kaluar