MENU
klinika

Ndikimi i tyre në punësimin e shqiptarëve

Italia dhe Greqia zotërojnë mbi 50% të bizneseve në vend

21.12.2019 - 12:54

Më shumë se gjysma e ndërmarrjeve të huaja që veprojnë në vendin tonë, mbajnë emrin e dy vendeve fqinje, Italisë dhe Greqisë.

Instituti i Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, ka hartuar një raport për treguesit kryesorë të ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkëta që operojnë në Shqipëri.

Sipas INSTAT-it, në vitin 2018, Italia dhe Greqia nuk zinin vetëm peshën më të madhe të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta prej 52.8%, por siguronin edhe 60.6% të punësimit që kryejnë ndërmarrjet e huaja në vendin tonë.

Këto kompani peshë të rëndë zënë edhe tek import-eksspotete-. Tek eksportet kapin shifrën 52.3% dhe 53.2% tek importet e kryera nga kompanitë e huaja në vendin tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Realizon 30.3% të shitjeve totale

Biznesi i huaj ka një të tretën e tregut shqiptar